Të nderuar subjekte!
Ju sjellim në vëmendje afatin mbi depozitimin e Pasqyrave Financiare dhe dokumentave në përputhje me parashikimet e nenit 43 dhe 46 të Ligjit Nr. 9723 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, brenda datës 31 Korrik 2024.
KUJDES! Për të përfunduar këtë shërbim ju duhet të jeni i pajisur më parë me nënshkrim elektronik.
Ndërkohë, ju informojmë se dorëzimi i pasqyrave financiare do të kryhet në formatin Excel, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në adresat që vijojnë mund të gjeni tamplate të dokumenteve në format Excel për depozitimin e pasqyrave financiare.
(a) Draft-Format-raportimi-SKK2_Draft-23.12-1;
(b) Draft-Format-raportimi-IFRS_Draft-23-12;
(c) Draft-Formati-raportimit-SKK15_Draft-23.12.
Afati përfundimtar, për dorëzimin e këtyre dokumentave është data 31 korrik 2024
Klasifikimi i njësive ekonomike të biznesit është mikronjësi ekonomike, njësi e vogël, njësi e mesme ose njësi ekonomike e madhe.
SUKSESE