Ne Flasim Gjuhën e Biznesit Ne Jemi Këshilltarë të Certifikuar Biznesi

Informacion

Kursi zyrtar i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë

KURSI ZYRTAR I KËMBIMIT SIPAS BANKËS SË SHQIPËRISË

December 28, 20231 min read

1 Usd = 93.94 Leke

1 Euro =103.88 Leke

1 GBP = 119.47 Leke


1 EURO = 1.11 USD

1 USD = 0.9 EURO

Përditesimi i fundit: 29.12.2023

Kursi zyrtar i këmbimit

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit kursin zyrtar të këmbimit  si dhe vlerën  mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros dhe dollarit amerikan, bazuar në kuotime të standardizuara të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar, gjatë  intervalit kohor 11.30-12.00. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Back to Blog